Patate e mbushur me proshutë

Përbërësit (për 4 persona) :
4 patate të mëdha
20 gr gjalpë
80 ml pana
4 lugë djathë parmixhan i grirë
75 gr proshutë e copëtuar
1 qepë jeshile e grirë hollë
vaj ulliri

Përgatitja :
1. Lani dhe thani mirë patatet, pa ua hequr lëkurën. Ndizeni furrën në 180 gradë. Shponi patatet me pirun në të gjithë sipërfaqen, lyejini mirë me gjalpë, vendosini në një tavë dhe piqini në furrë për rreth 1 orë që të tkurren.

2. Lërini patatet pak të ftohen dhe në krye të tyre pritni me thikë një vrimë, për të nxjerrë tulin. Mund edhe të prisni patatet në gjysmë, si varka të vogla. Nisni të nxirrni tulin me lugë, duke lënë vetëm lëkurën si mbajtëse.

3. Tulin përziejeni mirë me panën, djathin parmixhan, proshutën dhe qepët e grira hollë. Shtoni kripë dhe piper sipas dëshirës. Futeni përzierjen sërish në patatet.

4. Spërkatni pak vaj ulliri mbi patatet dhe rikthejini në furrë për rreth 20 minuta më tepër, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe përzierja të piqet.

Ju bëftë mirë!

Burimi:https://gatimeshqiptare.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Main Menu