Vaj ulliri extra i virgjër Kallmet 0.5 Litër

585.00 L

Shitur nga: Blishqip.al
Shitur nga Kantina Kallmet

In stock

Compare

Origjina: Zona e Kallmetit dhe fshatrat perreth, ne nje gjatesi gjeografike jo me larg se 30 km nga vendndodhja e Kantines Kallmeti.

70 % Ullinj Kallmet, i cili është varietet i lashtë autokton shqiptar i kultivuar në zonën e origjinës, dhe 30 % varietete te ndryshme.

Kultivimi i varietetit te ullirit Kallmet dhe vaji i prodhuar prej tij jane trashëguar nga te gjitha familjet e zones, si per konsum familjar ashtu edhe per treg. Te gjitha familjet e zones e kane kete varietet dhe kane prodhuar vajin me metoda tradicionale te shtypjes me kembe ose me mullinj guri. Pervec ketij varieteti autokton ne zone jane kultivuar edhe varietete te tjera shqiptare dhe te huaja.

Pas vjeljes ne nje periudhe me te hershme qe eshte fundi i muajit Tetor dhe gjysma e pare e muajit Nentor, ullinjte dergohen ne fabriken e vajit qe eshte me metoden e perpunimit ne te ftohte dhe me ndarje centrifugale te vajit. Modeli Pegasso 500 e markes OMT (Officcine Mechanice Toscane). Ullinjte perzgjidhen me kujdes per te perftuar vaj extra te virgjer. Duhet te dominoje ngjyra jeshile e kokrres, te jene te paster dhe te perpunohen menjehere pas vjeljes. Vaji i perftuar depozitohet ne ene inoksi dhe lihet ne procesin e dekantimit natyral per nje periudhe 3-4 muaj. Pastaj behet mbushja ne shishe qelqi dhe del direkt ne treg.

Paraqitet me ngjyre jeshile, me aromen karakteristike te ullirit. Treguesit fiziko kimike qe dalin per sasine e prodhuar, pasi analizohen ne laboratorin e ISUV (Institutit te Sigurise Ushqimore dhe Veterinare), paraqiten ne kunderetiketen e produktit.

Additional information

Weight 1 kg
Bëhu i pari për të vlerësuar "Vaj ulliri extra i virgjër Kallmet 0.5 Litër"

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vlerësime

There are no reviews yet.

Main Menu

Vaj ulliri extra i virgjër Kallmet 0.5 Litër