Blishqip.al biznes i Manderina shpk

Blishqip.al është pjesë e Manderina shpk, një kompani marketingu regjistruar me Nipt L41810019J me zyra në Tiranë.
Jemi një kompani shqiptare e përbërë prej profesionistësh të arsimuar jashtë shtetit dhe me eksperiencë të gjatë në marketingun digjital dhe e-commerce. Manderina ka ndihmuar shumë biznese në ngritjen e imazhit të tyre online, duke optimizuar të gjitha kanalet e shitjes dhe reklamimit dhe duke i ofruar bizneseve një prezencë të suksesshme online.
Manderina është nderuar me disa çmime si: Protik Startup Accelerator organizuar nga AIDA dhe Ministria e Inovacionit në Shqipëri në 2014; Personaliteti i vitit 2015 nga Bashkia Tiranë, fituese e programit “Gra në Biznes”, nga UN Woman dhe Bashkia Tiranë në 2016; Fituese e çmimit e Inovacionit në konkursin Risi Turistike, nga Risi Albania në 2016.
Blishqip.al është platorma më e re e-commerce e ndërtuar nga Manderina me synimin për të ofruar produkte shqiptare vetëm për ju.

Avantazhi ynë thelbësor është të ofrojmë produktet më të mira shqiptare me çmime konkurruese dhe shërbim klienti të pakrahasueshëm.

Synimi ynë është të arrijmë të sigurojmë një përvojë të këndshme në dyqanin tonë online ku porosia vjen në shtëpinë tuaj me korrektësi.
Faleminderit që na besuat!

Main Menu