Kërkesë Bashkëpunimi me Blishqip.al

Pse Blishqip.al?

Blishqip.al është platforma kombëtare që ka synim kryesor të ndihmojë në promovimin dhe shitjen e produkteve më të mira shqiptare (Made in Albania) në tregun shqipfolës por edhe të huaj. Disa pika për mënyrën e bashkëpunimit:

1

Përfshirja në portal

  • Përfshirja në portal është pa pagesë, dhe Blishqip.al mban komision shitjeje nga çmimi i publikuar.
2

Çmimet e produkteve

  • Çmimet që shisni duhet të jenë njësoj me çmimin online që do të publikojmë tek blishqip.al
3

Produkte të çertifikuara

  • Ne preferojmë produkte autentike, që janë të çertifikuara mundësisht, që kanë stok, dhe që nuk kanë sezonalitet ose skadencë të afërt.
4

Publikimi i produkteve

  • Ne publikojmë produktet në faqe me tekst, përshkrime në dy gjuhë dhe në momentin që marrim një kërkesë, e dërgojmë atë tek ju. Ju e bëni gati, ambalazhoni që të mos dëmtohet gjatë transportit, dhe postieri e tërheq tek ju.
5

Pikë magazinimi

  • Nëse do të keni një pikë magazinimi apo dyqani në Tiranë do të ishte e favorshme, se ndryshe rriten kostot e transportit.

Main Menu