Hoshaf me mollë të egra

Mënyra e përgatitjes:

Mollët priten në gjysma ose në feta shumë të holla. Më pas kalohen në fill njëra pas tjetrës dhe varen pranë vatrës ose lihen në diell për t’u tharë. Pasi thahen, mollët ruhen në zonën me më pak lagështi të shtëpisë. Hoshafi mund të hahet i thatë por edhe i zier në ujë të vluar me pak sheqer.

Hoshaf është fjala vendase që përdoret për një produkt që prodhohet nga tharja e frutave të egra, të cilat janë shumë të tharta ose që nuk kanë shije të mirë, në mënyrë që t’i bëjnë ato të ngrënshme. Në Shqipërinë qendrore, hoshafi shpesh përgatitet nga mollët e egra (Malus sylvestris). Në momentin e vjeljes shija e frutave është shumë e athët dhe shumica e tyre janë të papjekura. Pasi frutat thahen, shija e tyre është më e ëmbël dhe hahen më lehtë. Hoshafi hahet si frut i thatë ose i zier. Në rastin kur frutat zihen në ujë me sheqer ato konsumohen së bashku me lëngun ku gatuhen.

Historia e Produktit

Golloborda është një zonë në Shqipërinë lindore në kufi me Maqedoninë e Veriut (ekziston një pakicë maqedonase që jeton në pjesën shqiptare të rajonit). Fshatrat e Gollobordës aktualisht janë të banuara nga familje myslimane, por deri në gjysmën e parë të shekullit t♪ë XXtë, popullsia e fshatrave të Maqedonisë së Veriut ishte kryesisht e krishterë ortodokse. Ekonomia vendase bazohet në
bujqësi në shkallë të vogël dhe në mbarështimin e deleve. Mollët kanë qenë një burim i rëndësishëm gjatë historisë së kësaj zone: ato përdoren për të prodhuar uthull dhe gjithashtu për të prodhuar farën në fermentimin e bukës dhe kosit. Ho

Hoshafi i mollës së egër është një ushqim shumë i rëndësishëm për fëmijët; të rriturit gjithashtu e shijojnë atë për të shoqëruar çajin. Hoshafi i mollës ka dhe veti të ndryshme kuruese dhe mund të shërbejë si një laksativ i lehtë.

Hoshafi me mollë të egra prodhohet në sasi shumë të kufizuar në zonën e Gollobordës. Brezi i vjetër akoma vjel dhe përpunon frutat e egra dhe për të përballuar jetesën ata janë totalisht të përkushtuar ndaj produkteve tradicionale. Shumica e vendasve gjithashtu mbështeten në dërgesat nga të afërmit e tyre që jetojnë jashtë vendit. Në përgjithësi, më pak njerëz janë të përfshirë në aktivitete që merren me mjedisin natyror përreth sepse shumica e tyre largohen nga krahina për të jetuar në Tiranë për thuajse gjysmën e vitit. Ata kthehen vetëm gjatë verës për disa muaj. Kjo ka bërë që shumë teknika tradicionale të tharjes dhe përdorimit të hoshafit të mollëve të egra të harrohen dhe braktisen.

Burimi: ‘Arka e Shijes’, Dhurata Thanasi (Luga e Argjendtë) 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Main Menu