Mënyra e Përgatitjes:
Frutat mblidhen kur piqen dhe pastaj përzgjidhen. Ato lihen të fermentohen në fuçi druri për gati 1 deri 2 muaj. Pas kësaj periudhe, pasi të ketë mbaruar fermentimi, frutat distilohen dy herë. Distilimi
i parë prodhon një raki të butë me një përmbajtje alkooli rreth 30%. Distilimi i dytë bëhet pas disa javësh, duke zvogëluar sasinë e distilatit origjinal gati në gjysmë. Gjatë distilimit, litri i parë ose nje litër e gjysmë, i cili është i pasur me metanol dhe shumë toksik për njeriun, hidhet sepse është tepër acid dhe me cilësi të dobët. Kjo tretësirë mund të përdoret për të krijuar raki të nivelit të dytë. Rakia e thanës është më pas gati për t’u pirë. Ruhet në shtëpi në një vend të errët, në çfarëdolloj shishe qelqi.
Fruti i thanës (Cornus mas) është i njohur në malësinë e Dukagjinit në veri të Shqipërisë. Kjo pemë, e cila gjendet si e egër, ashtu edhe e kultivuar, zakonisht rritet në një lartësi prej rreth 6 metrash dhe mund të jetojë me shekuj. Lulet, të cilat shfaqen në shkurt-mars, janë të arta në të verdha dhe shumë aromatike. Frutat piqen në gusht dhe kanë një ngjyrë të kuqe të ndezur dhe një shije mjaft të athët. Pija e distiluar, e përftuar nga frutat e egra të thanës, quhet raki thane; ajo ka një shije të theksuar frutash të shtypur dhe aromë. Ky produkt është tipik për popullsinë katolike nga malet e
Veriut të Shqipërisë, veçanërisht e fisit të Shalës.
Historia e Produktit
Rakia e thanës është e lidhur me komunitetin e zonës së Shalës, një nga fiset me historike të Shqipërisë, i cili mendohet të ketë jetuar në luginën e lumit të Shalës te paktën që nga shekulli i 15-të. Fisi Shala është kryesisht katolik, si pothuajse gjithë fiset e tjera shqiptare të veriut. Rakia e thanës së bërë në shtëpi, ndoshta më shumë se llojet e tjera të rakive, është e lidhur ngushtë me momente të veçanta, kur ajo ndahet me familjen dhe miqtë. Kjo raki gjithashtu konsiderohet dhe si ilaç për të trajtuar raumatizmën ose fërkuar në lëkurë për të lehtësuar kafshimet nga insektet. Frutat e thanës gjithashtu hahen të gjalla për të lehtësuar problemet e zorrëve te fëmijët.
Prodhimi i rakisë së thanës ka nevojë për vëmendje sepse ata pak njerëz që ende jetojnë në luginën e izoluar të Shalës janë kryesisht të moshuar, të rinjtë (të cilët tradicionalisht mblidhnin frutat e egra) kanë lëvizur/emigruar në qytete për më shumë mundësi jetese. Ekziston rreziku që prodhimi i rakisë së thanës të zhduket nëse kjo traditë nuk do mund t’i kalohet brezave të ardhshëm.
Burimi: ‘Arka e Shijes’, Dhurata Thanasi (Luga e Argjendtë)