Warning: The magic method Nmc\BKT\Base\Singleton::__wakeup() must have public visibility in /var/www/vhosts/blishqip.al/httpdocs/wp-content/plugins/woocommerce-bkt/src/Base/Singleton.php on line 27
Fërgesë Tradicionale - Blishqip.al

Fërgesë Tradicionale

Fërgesa është një pjatë autoktone shqiptare e gatuar kryesisht në rajonin e Shqipërisë së Mesme, dhe gatuhet në qytetet e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Shijakut, Elbasanit. Përbërësit kryesorë të fërgesës
janë qepa, hudhra, domatet, gjiza ose djathë i bardhë dhe erëza të thata. Të gjithë këta përbërës i nënshtrohen tiganisjes (gatimit të ngadaltë) në vaj ulliri ekstra të virgjër, sipas një kohe dhe teknike të caktuar. Fërgesa gatuhet nga pranvera deri në fund të vjeshtës.

Përgatitja:

Pasi të keni larë të gjitha perimet, ato priten në copa të vogla: qepët, domatet dhe specat. Ato skuqen në vaj ulliri me zjarr mesatar për rreth 5-7 minuta. Shtohet gjizë ose djathë i bardhë, derisa të gjithë përbërësit të bashkohen. Gjithashtu, shtohet piper i zi, kripë dhe dafinë. Më pas tigani vendoset në furrë të parangrohur 175°C (350°F) për rreth 15 minuta. Fërgesa shërbehet e ngrohtë.

Përbërësit për 4 persona:

3-4 speca jeshile ose të kuq me madhësi mesatare
5-6 kokrra domate të kuqe
1 kokërr qepë me madhësi mesatare
350 gr gjizë të kripur
3 thelpinj hudhër
100 ml vaj ulliri të virgjër
2-3 gjethe dafine
Kripë
Piper i zi

Burimi: ‘Arka e Shijes’, Dhurata Thanasi (Luga e Argjendtë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Main Menu