Set për dhuratë me produkte vendase (çokollatë artizanale, raki rrushi, vaj ulliri)
3,500.00 L
Një kompozim elegant dhe i veçantë, i përbërë nga tre produkte Shqiptare vendase, të cilat janë të prodhuara me mjeshtëri dhe kanë një cilësi të lartë.
Ideale për dhuratë, në këtë kompozim do të gjeni:
- Një pako me 9 çokollata artizanale me shije të ndryshme nga ChocoAlb.
- Një shishe vaj ulliri bio ekstra i virgjër me erëza nga Subashi.
- Një shishe raki rrushi e vjetëruar nga Aquila Group.
9 cokollata artizanale nga Chocoalb: 9 çokollata me shije nga 9 qytete turistike. Tirana- vaj ulliri kokërrbardhë; Gjirokastra- lajthi visoke; Berati- fik i thatë Roshniku; Durrësi- verë e kuqe Shesh i Zi; Vlora- kripë Narte; Përmeti- Petale trëndafili; Korça- spec i kuq djegës; Shkodra- boronicë nga Malësia e Madhe; Saranda- portokall Borshi.
Vaj ulliri bio ekstra i virgjër nga Subashi: Ky vaj prodhohet nga nga ullinjtë e zonës së Ndroqit, autoktonë, mijëra vjeçarë dhe është i përzierë me erëza. Erzat e përdorura për këtë vaj janë ato të rigonit, sherebelit, dafinës dhe rozmarinës. Kjo përzierje përveç aromës fantastike i jep një shije të veçantë vajit. Përvec gatimeve të ndryshme që mund ta përdorni, sugjerohet të shijohet me bukë të thekur për të shoqëruar aperitivin tuaj të mbasdites.
Raki rrushi e vjetëruar nga Aquila Group: Raki e vjetëruar që përftohet nga varieteti i rrushit shesh i bardhë. Produkti distilohet dy herë në distilatorë periodikë unikalë të kësaj kantine. Pas proçeseve të stabilizimit dhe stazhionimit, rakia kalon në fuçi lisi premium, të prodhuara nga mjeshtër Ballkanas, me kapacitet të vogël rreth 100 litra. Fuçitë janë të prodhuara duke përdorur dru lisi të Sllavonias dhe dru të Akacies, të cilat i japin produktit një aromë unikale dhe një ngjyrë floriri të veçantë. E vëzhguar nga Mjeshtri i kantinës, rakia qëndron për një periudhe kohe 18 mujore për të arritur harmoninë dhe shijen e duhur.
Additional information
Weight | 0.5 kg |
---|
Vlerësime
There are no reviews yet.