Ulliri i Bardhë i Tiranës

Ulliri i Bardhë i Tiranës, emri i të cilit quhet nga vendasit “I bardhi i Tiranës”, është një varietet lokal ulliri nga Shqipëria perëndimore, dhe zë 60-70% të ullinjve. Ky varietet ulliri njihet për rendimentin e tij të lartë në prodhimin e vajit (deri në 28% të peshës) dhe cilësi veçanërisht të mirë. Ky varietet lulëzon me bollëk rreth javës së tretë të majit. Vjelja e tij bëhet ndërmjet tetorit dhe janarit dhe bëhet kryesisht me dorë ose me krehër që mbahet në dorë.

Ullinjtë e Bardhë të Tiranës bëhen vaj dhe ofrohen gjithashtu si ullinj tavoline, duke u përdorur nëpër sallata, tava peshku dhe si paté ulliri. Gjethet përdoren për të bërë çaj, i cili konsiderohet shumë i efektshëm për parandalimin e diabetit dhe sëmundjeve që shoqërohen me rritjen e tensionit të gjakut.

Kultivimi i ullinjve daton që prej mijëvjeçarëve në Shqipëri, dhe pemët e vjetra të ullinjve shpesh gjenden në afërsi të ndërtesave antike dhe mesjetare — në kalatë e Petrelës dhe Prezës, të dyja pranë Tiranës, ku gjenden pemë ulliri me moshë nga 1.500 deri në 3.000 vjet.

Thuhet se heroi kombëtar shqiptar i shekullit të 14-të, Skënderbeu, inkurajonte çiftet e reja të mbillnin nga një pemë ulliri përpara se të martoheshin. Sipas traditës shqiptare, keqtrajtimi i ullinjve sillte fat të keq dhe nëse një pemë ulliri dëmtohej ndërsa njerëzit po punonin tokën, ishte shenjë se diçka e keqe do të ndodhte (luftë, një tërmet, etj.). Kjo ishte një nga arsyet që njerëzit ndërtuan
mure të forta guri për të mbrojtur pemët e ullirit.

Burimi: ‘Arka e Shijes’, Dhurata Thanasi (Luga e Argjendtë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Main Menu