Byrek me arra i Mirditës

Përgatitja e byrekëve me petë të hapura është një traditë kryesore në të gjithë Ballkanin. Në rajonin e Mirditës (Shqipëria veri-qendrore), një byrek shumë i veçantë përgatitet me arra.

Përgatitja:

Për të përgatitur byrekun me arra duhet të ndjekim këtë radhë pune:
Arrat e pastruara i presim në copa shumë të vogla dhe i vendosim për t’i zierë në një enë me rreth 1.5 l ujë.
Më pas shtojmë pak kripë. Arrat i lemë të valojnë për gati 30 min.
I lemë arrat të ftohen deri në temperaturë 30˚C.
Filloni përgatitjen e brumit të byrekut duke i shtuar ujë dhe pak kripë miellit. Punojeni brumin derisa të bëhet homogjen dhe i butë, dhe më pas ndajeni atë në topa të vegjël dhe filloni t’i holloni petat me diametër 30 cm dhe të trasha 1 mm.
Piqni secilën petë në sipërfaqen e një sobë dhe vendosini mënjanë.
Lyejmë me vaj sipërfaqen e një tave me diametër 30 cm, dhe mbi të shtrojmë një petë të njomë. Spërkatim gjithë sipërfaqjen e petës me pak yndyrë dhe mbi të thyejmë petët e pjekura.
I lagim petët me masën e përgatitur me arra. Përsëritim këtë veprim duke rreshtuar petët njëra pas tjetrës dhe realizuar një trashësi byreku sipas dëshirës.
Marrim një gotë ujë të vakët dhe e përziejmë me 3 lugë gjelle vaj, 1 lugë miell gruri e pak kripë. Këta përbërës i pëziejmë së bashku dhe krijojmë një masë kremoze.
Me ndihmën e një furçe kuzhine ose një luge shpërndajmë masën e brumit të krijuar mbi sipërfaqen e byrekut dhe e vendosim në furrë në temperaturë 150˚C për 45 min. Kontrollojmë vazhdimisht që arrat të mos digjen.
Byreku është gati në momentin kur petët e brendshme ndahen nga njëra tjetra. Byrekun me arra e shërbejmë të ngrohtë!

Përbërësit:

Për 6 persona
500 gr arra
500 gr miell 0 ose 00
200-250 ml ujë
250 ml vaj
Kripë

Burimi: ‘Arka e Shijes’, Dhurata Thanasi (Luga e Argjendtë)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Main Menu