Është lulja e Bedunicës, aq e rrallë, që ndodhet me shumicë në zonën e Frashërit dhe parkut kombëtar të Bredhit të Hotovës, ajo që e bën këtë mjaltë kaq të veçantë me aromën, shijen dhe veçoritë e tij të rralla.
KARAKTERISTIKAT E ZONËS:
Lulja e Bedunicës, është e vetmja lule (në periudhën gusht dhe shtator), që rritet në malin e Teprit, Gostivisht, Përmet në rreth 1500m mbi nivelin e detit. Bletët jetojnë në një zonë me bimësi krejtësisht të egër, dhe larg pemëve frutore, larg fshatit. Ato mbahen në koshere konvencionale prej druri drejtkëndëshe. Mjalti mblidhet me dorë gjatë tetorit dhe nxirret duke përdorur një centrifuge manuale. Tymosja e koshereve bëhet duke prodhuar tymin nga materiale bimore me strukturë celuloze, në mënyrë që mos t’i kalojnë mjaltit aroma të pakëndshme.
VEÇORITË E PRODUKTIT:
Mjalti ka ngjyrë të verdhë në të gjelbër, me një aromë të fortë dhe konsistencë që lidhet me përqindjen e ulët të lagështisë, rreth 16%.
Additional information
Weight | 1 kg |
---|
Vlerësime
There are no reviews yet.